Shkup, 19 korrik – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim sot organizon ushtrim interaktiv për mbrojtje dhe shpëtim në rrethin e kompanisë OKTA.
DMSH e organizon ushtrimin në koordinim me njësitë territoriale zjarrfikëse nga Shkupi dhe nga Kumanova, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, NP Hekurudhat e Maqedonisë Infrastrukturë, Avioreparti i DMSH-së, Kryqi i Kuq dhe njësitë për mbrojtje dhe shpëtim të kompanive OKTA, TAV Maqedoni, MAKPETROL, AVO KOTA, Alkaloid, Axhibadem Sistina dhe ambulanta e OKTA-IPSH Intermed-Art.
Në ngjarje është paralajmëruar prani e drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Adnan Xhaferovski dhe drejtorit kryesor ekzekutiv të OKTA-s, Janis Gerulanos. (koha.mk)