Damask, 9 nëntor – Ushtria siriane së bashku me forcat aleate e ndërmorën qytetin Albu Kamal, bastionin е fundit më të madh islamik në Siri, pohoi komandanti i aleancës ushtarake nga presidenti sirian Bashar al Asad.
Ai ka theksuar se forcat e mobilizuara popullore irakiane e kanë ndërmarrë Albu Kamalin, i cili ndodhet në afërsi të kufirit me Irakun.
Paraprakisht ishte shpallur se armata siriane dhe aleatët e saj e kanë rrethuar qytetin dhe kanë filluar të hyjnë në të.
Asadi para dy ditëve theksoi se ushtria siriane dhe aleatët e saj do t’i vazhdojnë luftimet në vend pas përfundimit të përleshjeve në provincën Deiz al Zor, ku grupi xhihadist Shteti Islamik e humbi bastionin e fundit.
Lideri sirian theksoi se do të mund të fillojë luftë kundër Forcave demokratike siriane, të cilat kontrollojnë më shumë se një të katërtën e Sirisë dhe kanë mbështetje nga SHBA.
Ai shtoi se ushtria është drejtuar drejt atyre të cilët dëshirojnë ta “ndajnë dhe dobësojnë shtetin”