Shkup, 5 shkurt – Trajnime mjekësore, trajnime për marrëdhënie me opinionin, pjesëmarrje në trajnime të përbashkëta, kontributi i Armatës së Maqedonisë në operacionet dhe misionet e NATO-s, BE-së dhe Kombeve të Bashkuara (KB), angazhimi i Armatës në mbështetje të Ministrisë së Brendshme gjatë përballjeve me krizat e migrimit, si dhe shfrytëzimin e kapaciteteve për trajnim në poligonin “Krivollak”, kanë qenë temat për të cilat të mërkurën kanë biseduar Shefi i Shtabit të përgjithshëm të Armatës së Maqedonisë, Gjeneral Vasko Gjurçinovski me homologun e tij nga Serbia, gjeneralin e Shtabit të përgjithshëm, Millan Mojsilloviq i cili po qëndron për visit zyrtare në Maqedoni, raporton KOHA.
Në takim, mes tjerash është diskutuar edhe për bashkëpunimin në raport me arsimin ushtarak, për bashkëpunimin rajonal, si dhe për konferencat e Gjeneral-Shtabeve të vendeve ballkanike B-9, Deklaratën e Adriatikut-A5 etj.
Mysafirët nga Serbia kanë ofruar shkëmbimin e përvojave që i kanë nga pjesëmarrjet në misionet paqeruajtëse nën udhëheqjen e BE-së, në veçanti në vendet e Afrikës Qendrore. Bashkëpunimi bilateral në fushën e mbrojtjes mes ushtrive të Maqedonisë dhe Serbisë gjatë periudhës së kaluar ka qenë i fokusuar në fushën e edukimit ushtarak. (koha.mk)