Dushanbe, 22 korrik – Forcat e armatosura të Taxhikistanit që sot janë në gjendje gatishmërie, për herë të parë pas fitimit të pavarësisë, që ta kontrollojnë gatishmërinë luftarake, kumtoi kabineti presidencial.
Në kumtesë saktësohet se 100.000 oficerë dhe ushtarë të armatës taxhikistaneze dhe 130.000 oficerë dhe ushtarë të rezervës në mbarë vendin janë vënë në gjendje gatishmërie.
Inspektimi është urdhëruar dhe zbatuar nga presidenti Emomali Rahmon.
Presidenti erdhi në bazën e Gardës nacionale pas përfundimit të operacionit treorësh të quajtur “Kufiri 2021”.
Kontrolli i gatishmërisë luftarake i përfshiu edhe 1.023 copë armë, 3.167 automjete motorike dhe speciale, 447 armë artilerike, 234 sisteme ajrore dhe 45 aeroplanë dhe helikopterë ushtarakë dhe transportues.
Duke iu drejtuar ushtarëve, Rahmon theksoi se situata në Afganistan mbetet shumë e tensionuar dhe e paparashikueshme dhe se në këtë kuptim armata dhe shërbimet e tjera janë urdhëruar ta rrisin gatishmërinë luftarake në nivelin më të lartë, me qëllim që të pengohen kanosje reale dhe potenciale dhe të merren masa përkatëse për raste urgjente.
Pas fjalimit të tij ka pasuar parakalimi ushtarak, në të cilin kanë marrë pjesë 10.000 ushtarë, pjesëtarë të shërbimeve të tjera dhe rezervistë.
Taxhikistani kufizohet me Afganistanin, ku intensifikohen luftimet midis forcave qeveritare dhe talebanëve, pasi presidenti amerikan Xho Bajden më 14 prill kumtoi se ka vendosur ta përfundojë misionin më të gjatë të SHBA-së në histori.