Pekin, 1 gusht – Komandanti i armatës kineze në Hong Kong për herë të parë i komentoi protestat, duke paralajmëruar se trazirat “seriozisht e rrezikojnë jetën dhe sigurinë e njerëzve” dhe nuk duhet të tolerohen, bëri të ditur “Gardian”.
Komandanti i garnizonit kinez në Hong Kong gjithashtu paralajmëroi se ata janë të “vendosur që ta mbrojnë sovranitetin kombëtar, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Hong Kongut”.
Autoritetet në Hong Kong ngritën aktakuzë për 42 protestues, të cilët janë liruar me kaucion. Mes tyre më të rinjtë kanë nga 16 vite.
Protestat në Hong Kong po zhvillohen tetë javë me radhë në lidhje me propozimin e autoriteteve për ekstradimin e kryesve të dyshuar në Kinë. Janë planifikuar shumë protesta për dy javët e ardhshme.