Nga 86 mijë ushtarë që ka gjithsej Greqia, rreth 12 mijë janë rekrutë shqiptarë në radhët e ushtrisë greke. Këtë informacion e ka pohuar gazetari shqiptar në Athinë Robert Goro gjatë një lidhjeje “live” në emisionin “Opinion” mbrëmjen e së enjtes. “Shqiptarët që nuk kryejnë shkollën e lartë shkojnë për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Greqi. Djemtë që ishin në foto, ishin parashikuar të bëheshin pjesë e Gardës së Republikës, si ata që rrinë me fustanella në Parlamentin e Greqisë”, tha Goro. Më tej ai shtoi se ky incident po përdoret politikisht, pasi situata politike aktuale është e tillë që partia politike Syriza që ka qeverinë ka humbur shumë pikë dhe tashmë po përpiqet të rifitojë disi terren.