Najrobi, 7 prill – Ushtria amerikane kumtoi sot se në sulmet ajrore në Somali e kanë vrarë njërin nga liderët e grupit Al Shabab, i cili është i lidhur me organizatën terroriste Al Kaeda.
Në kumtesën e komandës amerikane theksohet se njëri nga tre ekstremistët e vrarë në sulmet është Jusuf Xhis, njëri nga formuesit e grupit Al Shabab, i cili i kontrollon pjesë të Somalisë Jugore dhe Qendrore dhe shpesh kryen sulme mbi Mogadishun.
“Megjithëse mund t’i shtynim veprimet tona në Somali për shkak të pandemisë Kovid-19, liderët e Al Kaedas, Al Shabab dhe Shteti Islamik publikuan se ata e shohin këtë krizë si një mundësi për ta vazhduar agjendën terroriste, për këtë arsye ne kemi vazhduar t’i mbështesim bashkëpunëtorët tanë afrikanë”, shtohet në kumtesën e komandantit amerikan Stiven Tauzend.
SHBA-ja në kumtesë të veçantë publikoi se kanë vrarë pesë pjesëtarë të Al Shabab në afërsi të Xhilibit.(koha.mk)