Beograd, 7 dhjetor – Armata e Serbisë sot ka prezantuar helikopterët e ri të blerë nga Rusia, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiq i cili ka marrë pjesë në ceremoninë në aeroportin ushtarak në Batajnicë në Beograd, ka thënë se me furnizimin “rriten ndjeshëm performancat dhe mundësitë e forcave të armatosura”.
Vuçiq ka thënë se helikopterët e ri MI- 35, H145M dhe MI-17 janë furnizuar pasi “situata është përmirësuar ndjeshëm” në buxhetin shtetëror dhe janë furnizuar “me lirim dhe lehtësim të ndjeshëm” që pala ruse ia ka dhënë Serbisë.
Vuçiq ka thënë se bëhet fjalë për helikopterë rus modern evropian dhe ka thënë se ato fluturake do të shërbejnë si roje e Serbisë.
Rusia i ka dorëzuar helikopterët disa muaj para skadimit të afatit, ndërsa janë sjellë në Beograd me avion-kargo të armatës ruse, dy ditë para takimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq me atë rus, Vlladimir Putin në Soçi më 4 dhjetor.