Podgoricë, 16 nëntor – Ushtria e Malit të Zi, sipas strukturës së re organizative-të formacionit do të ketë 2.368 persona në përbërje paqësore kohore, ndërsa 5.159 në përbërjen ushtarake, kumtoi ministri malazez i Mbrojtjes Predrag Boshkoviq.
Ai theksoi se struktura organizative-e formacionit dhe madhësia e Ushtrisë së Malit të Zi janë hartuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria e UMZ-së sipas nevojave shtetërore dhe sistemit kolektiv të sigurisë.
“Bëhet fjalë për fillim të procesit të reformës së kompletuar të ushtrisë. Sipas dokumenteve strategjike të cilat i miratuam dhe të cilat i miratojmë në periudhën deri kah mesi i vitit të ardhshëm, do të krijojmë mundësi që ushtrinë dukshëm ta rinojmë, pa shikim të asaj që në 15 muajt e fundit me të vërtetë kemi bërë shumë në atë plan. Në pesë vitet e fundit do të përforcohen kapacitetet e UMZ-së me qëllim që të bëhet më efikase në misionet ndërkombëtare, por ende më shumë në kënaqjen e nevojave të popullatës civile”, deklaroi Boshkoviq.