Rusia, duket me shumë vonesë ka reaguar ndaj përkrahjes që Britania e Madhe ia dha Kosovës për Ushtrinë gjatë debatit të së enjtes në Këshillin e Sigurimit, transmeton Koha.net.
Përmes Ambasadës së vet në Londër, Moska ka kundërshtuar deklaratën Ambasadores britanike në Kombet e Bashkuar Karen Pierce e cila në OK këmbënguli se Kosova ka të drejtë ta ketë Ushtrinë e vet.
Me kumtesë , Moska nga Londra ka thënë se Britania e Madhe dhe vendet e tjera perëndimore “po e injorojnë rrezikun për popullatën serbe nga Ushtria e Kosovës”.
Sipas kumtesë së Ambasadës ruse, “Ushtria e Kosovës është kërcënim i drejtpërdrejt për serbët që jetojnë në veri dhe kjo shton në mënyrë drastike potencialin për burim të ri tensionesh në Ballkan”, përcjellin medie serbe lajmin e agjencisë ruse TASS.
“Befason fakti se përfaqësuesit perëndimorë me këmbëngulje injorojnë këtë fakt të dukshëm”, thuhet në këtë kumtesë .
Ambasada ruse, përpjekjet e BE-së në ndërmjetësim te të dy palët ka pësuar disfatë.