Moskë, 22 dhjetor – Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu e akuzoi sot ushtrinë britanike se përdor shenja ushtarake ruse për shënimin e forcave armiqësore gjatë trajnimeve, sipas metodës, për të cilën thotë se e ka përdor Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shojgu ka theksuar se trupat britanike në qendër për trajnim praktikant në Solzberi plejns kanë filluar “të përdorin tanke nga prodhimi rus dhe uniforma të ushtrisë ruse, me të cilat e shënojnë armikun”. “Për herë të fundit një metodë e tillë e trajnimit e ka përdor Gjermania naziste gjatë “Luftës së Dytë Botërore”, ka theksuar Shojgu. Ai shtoi se NATO-ja dyfish i ka intensifikuar trajnimet ushtarake, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë “avantureske”.