Sao Paolo, 23 gusht – Ushtria braziliane është e gatshme ta mbrojë pyllin e Amazonës, deklaroi sot komandanti i forcave të armatosura të Brazlit, Edison Leal Puzhol, ndërsa rritet presioni ndërkombëtar ndaj vendit dhe kërkohet aksion më i madh në luftën kundër zjarreve pyjore.
“Ushtarët çdoherë do të jenë të gatshëm ta mbrojnë dhe rezistojnë ndaj çdo lloj kërcënimi”, tha Pazholl në shënimin e Ditës së ushtarëve në Brazil.
Presidenti francez Emanuel Makron dhe sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh paraprakisht në Tuiter kanë shprehur brengosje për shkak të numrit rekord të zjarreve që e kanë përfshirë Amazonën.
Makron paralajmëroi se zjarret paraqesin “krizë ndërkombëtare” dhe u bëri thirrje anëtarëve të G-8 të bisedojnë për këtë çështje në samitin në Bijaric, Francë, këtë fundjavë.
“Shtëpia e ynë është në flakë. Tekstualisht. Digjet Amazona, mushkëritë e planetit të cilat prodhojnë 20 për qind të oksigjenit. Kjo është krizë ndërkombëtare. Anëtarë të G-7, shihemi për dy ditë kur do të bisedojmë për këtë problem”, ka shkruar presidenti francez në Tuiter.
Presidenti brazilian Zhair Bolsonaro tha se vendet të cilat donojnë para për mbrojtjen e pyjeve në Amazonë, nuk e bëjnë këtë nga “mëshira”, por që të përzihen në sovranitetin e Brazilit.
“Vendet të cilat dërgojnë para nuk e bëjnë këtë nga mëshira. Ata dërgojnë para që të përzihen në sovranitetin tonë”, tha Bolsonaro në Fejsbuk.