Uashington, 20 nëntor 2018 – Ushtria amerikane e cila para dy javësh është dërguar në kufirin me Meksikon për parandalimin e emigrantëve për të hyrë në territorin e SHBA-së, kthehet në shtëpi, publikoi “Politiko”.
Duke iu referuar një deklarate të gjeneralit Xhefri Bjukenan, portali mëson se gjashtë mijë ushtarët e dërguar në kufirin me Meksikën para dy javësh do të fillojnë të kthehen ditëve të ardhshme.
Ndalimi i operacionit të quajtur “Patrioti i vërtetë”, të cilin presidenti amerikan, Donald Tramp në mënyrë dramatike e paralajmëroi pas së cilit pasuan reagime të mëdha në opinion, i vërtetoi pohimet e kritikëve se ky është vetëm truk politik në vigjilje të zgjedhjeve të Kongresit.
Në intervistën për gazetën Bjukenan, komandant i ushtrisë tokësore në kuadër të komandës së forcave ushtarake të SHBA-së për Amerikën e Veriut, theksoi se ushtria pothuajse gjashtë mijëshe e dërguar në kufirin me Meksikën para dy javësh është duke u kthyer mbrapa. Ushtarët e parë do t’i braktisin zonat kufitare gjatë kësaj jave”, deklaroi gjenerali.
Pres-sekretarja e Pentagonit, Lora Sill në një koment për “Hafington post” deklaroi se ministria nuk ka informacione për dislokimin, por se “ushtarët kanë bërë progres të konsiderueshëm në mbylljen e zbrazëtirave dhe përforcimin e pikave kufitare”.
Por, parandalimi diskret i operacionit “Patrioti i vërtetë” nga presidenti i SHBA-së, shkaktoi shumë kritika nga vëzhguesit amerikanë ndaj gjendjeve dhe ekspertët ushtarakë të cilët të gjithë aventurën me transferimin e ushtrisë e karakterizuan si aventurë politike dhe truk reklamues.
Të gjithë janë unanimë se Tramp e ka keqpërdorur ushtrinë me qëllim që të tërheqë vota në zgjedhjet të cilat u mbajtën në fillim të këtij muaji. Rreziku për njëfarë “vale emigrantësh në mesin e të cilëve ka edhe kriminelë edhe dhunues” (kështu presidenti e përshkroi kanosjen prej emigrantëve nga Meksika dhe Amerika e Jugut në fjalimet e tij) në territorin e SHBA-së nuk ekzistoi – incidente të ngjashme me emigrantët pati edhe viteve të kaluara, por Tramp atëherë nuk e angazhoi ushtrinë.
Ekspertët vlerësojnë se sekretari shtetëror i Mbrojtjes, Xhejms Matis duhet të japë dorëheqje që në të ardhmen të mos lejohet një politizim i tillë flagrant i armatës amerikane