Tiranë, 26 shkurt – Ushtria e SHBA-së i ka dhuruar armatës shqiptare 29 automjete ushtarake “hamvi”.
Lajmin e publikoi Ambasada amerikane në Tiranë duke theksuar se këto automjete do të ndihmojnë në ngritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe aktivitetin e saj të përbashkët me NATO-n.
“Njëzet e nëntë automjete shumë dedikues me lëvizshmëri të madhe (hamvi) kanë mbërritur në portin në Durrës. Këto automjete janë donacion për forcat e armatosura të Shqipërisë nga Armata e Shteteve të Bashkuara dhe do të ndihmojnë të rritet gatishmëria ushtarake shqiptare dhe bashkëpunimit të saj me NATO-n”, qëndron në publikim.
Ky është donacioni i parë i automjeteve nga ana e armatës amerikane. Paraprakisht të herë janë donuar gjithsej 18 automjete të blinduara ushtarake “hamvi”.