Ushtari rus akuzohet për krime lufte, mbahet sot seanca e parë gjyqësore

Një ushtar rus i akuzuar për vrasjen e një ukrainasi të paarmatosur ukrainas është paraqitur sot në gjykatën e Kievit, përpara gjyqit të parë për krime lufte që nga fillimi i luftës. Vadim Shishimarin, 21 vjeç bëri një seancë paraprake gjyqësore, i akuzuar për vrasjen e një civili 62-vjeçar të paarmatosur.

Sipas Sky News, Shishimarin e ka konfirmuar se është një ushtarë rus,ndërsa do të përballet me burgim të përjetshëm për krime lufte dhe vrasje me paramendim. Në një deklaratë nga zyra e prokurores Iryna Venediktova u tha se i akuzuari është urdhëruar nga një ushtarë tjetër për të kryer vrasjen, pasi e ka kërcënuar se do ta raportonte.

Avokati i tij Viktor Ovsyannikov ka deklaruar se sqarimet do të bëhen përfundimisht me reagim e Shishimarin, në një seancë tjetër gjyqësore më 18 maj. Rusia tha se nuk kishte informacion në lidhje me gjyqin dhe ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo përfshirje në krimet e luftës./TCH

Advertisements