Berlin, 9 maj – Autoritetet gjermane arrestuan edhe një pjesëtarë të armatës, i cili është i dyshuar se është pjesë nga grupi neonazist, i cili ka planifikuar të kryej atentate ndaj politikanëve të shquar dhe t’i akuzojë refugjatët për vrasjen e tyre. Zëdhënësi i Prokurorisë Publike Federale, Frauke Keler, sot deklaroi se ushtari Maksimilijan T, në moshën 27 vjeçare, është arrestuar në qytetin Këln nën dyshimin se ka përgatitur akte të dhunës. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Berlini, ushtari gjerman ka qenë i stacionuar në kazermën e njëjtë francezo-gjermane në qytetin Ilkirhm së bashku me togerin Franko A, i cili u arrestua në fund të prillit nën akuza të njëjta. Sipas prokurorisë, Maksimalijan T, e ka fshehur Franko A. derisa ai ka munguar nga objekti ushtarak. Franko A, edhe pse nuk ka ditur arabisht, e as nuk ka pasur asnjë dokument ka arritur të paraqitet si refugjatë dhe të marrë mbrojtje nga autoritetet gjermane.