Ushtarëve rus u ndalohen telefonat e mençur
Moskë, 12 shkurt – Ligjdhënësit rus miratuan ligj me të cilin u ndalohet ushtarëve të përdorin telefona të mençur, të publikojnë onlajn ose t’i informojnë mediumet derisa janë në detyrë.
Ky hap vjen prejse disa gazetarë kanë shfrytëzuar fotografi dhe video të publikuara në rrjetet sociale nga ana e ushtarëve, me qëllim që të mbledhin informata për operacionet ushtarake të Rusisë në Siri dhe Ukrainë, pwrcjellw gazeta KOHA.
Armata ruse kohë më parë mundohet t’i kufizojë ushtarët gjatë përdorimit të rrjeteve sociale që të ndërpritet rrjedha e informacioneve.
Nga Komisioni i Mbrojtjes pranë Dhomës së Poshtme të Parlamentit rus, të cilët e shënuan dhe propozuan ligjin, deklaruan se mundohen ta sigurojnë “sigurinë kombëtare” në “fushën e informacioneve”.
Ligji do të ndalojë ushtarët të mbajnë “pajisje elektronike”, me të cilat mund të publikojnë përmbajtje dhe fotografi onlajn. Gjithashtu ndalohet ushtarët t’i informojnë mediumet ose të publikojnë përmbajtje onlajn të cilat i përshkruajnë detyrat e tyre ose të personave tjerë, dhe të cilat e zbulojnë lokacionin e tyre. Përveç asaj, është e ndaluar të jepen informacione për aktivitetet e komandantëve ushtarak ose lokacioni i njësive ushtarake.
Ushtarët të cilët do ta shkelin ligjin do të shkarkohen nga puna.
Celularët pa kamera nuk janë të ndaluar, ndërsa ushtarët do të mund të përdorin smartfonë kur nuk janë në detyrë.(koha.mk)