Një grua që shërben në ushtrinë e Koresë së Veriut tha se jeta atje është aq e ashpër për një femër sa i stopohen edhe menstruacionet e përdhunohen. Lee So Yeon vullnetarisht shërbeu kur ishte 17 vjeçe në ushtri , nisur nga një sens patriotizmi dhe për të ndjekur gjurmët e anëtarëve të familjes. Gjithashtu ajo u detyrua që të shkonte në ushtri për të siguruar edhe bukën e gojës, në një kohë kur gjatë viteve 1990, vendi po përjetonte një zi buke të rëndë.
41-vjeçarja, vajzë e një profesori të universitetit tha se mijëra gra të tjera bënë të njëjtën gjë dhe fillimisht u nxitën nga ndjenja e patriotizmit dhe qëllimit të përbashkët. Ajo fillimisht gëzonte jetën në ushtrinë e katërt më të madhe në botë dhe madje iu dha edhe tharëse flokësh, ndonëse ndërprerjet e shpeshta të energjisë bënin që ajo të mos ishte në gjendje që ta përdorte shpesh. Por kushtet e këqija, përfshi këtu ushqimin e keq dhe stërvitjen e vështirë, bënë që rekrutet të kishin probleme. Pas 6 muajsh në shërbimin ushtarak, atyre iu ndërprenë menstruacionet dhe shumë prej tyre ishin të lumtura që kjo gjë kishte ndodhur. Ato thoshin se jeta do të ishte edhe më e vështirë nëse menstruacionet do t’iu vinin sepse kushtet higjienike ishte të tmerrshme. Si gjënë më të vështirë ajo përshkruan çështjen e mungesës së dushit dhe se detyrohej të lahej me çorape në një lumë malor, ku dilnin gjarpërinj dhe bretkosa. Megjithëse gratë kishin trajnime fizike pak më të lehta, ata duhej të gatuanin dhe të pastronin gjithashtu, nga të cilat kolegët meshkuj ishin të përjashtuar. Ndonëse ajo thotë se nuk ishte përdhunuar gjatë qëndrimit të saj në ushtri, tek shumë prej kolegeve të saj, kjo gjë kishte ndodhur.
“Komandanti qëndronte në dhomën e tij dhe përdhunonte ushtaret femra nën. Kjo ndodhte pa pushim”, akuzon ajo. Lee So Yeon, u largua nga ushtria e moshës 28 vjeçare dhe shërbeu si një rreshtere në një njësi të sinjaleve pranë kufirit të Koresë së Jugut, por luftoi financiarisht në jetën civile dhe u përpoq të shpëtojë në vitin 2008, duke u arratisur nga vendi.