Podgoricë, 28 dhjetor – Ushtarët, nëpunësit policorë dhe bashkëpunëtorët e shërbimeve speciale të Malit të Zi në të ardhmen në mënyrë të obligueshme do të marrin pjesë në misionet e NATO-s, e jo në bazë vullnetare, parashikojnë ndryshimet e Ligjit për pjesëmarrje në misione ndërkombëtare të cilat i ka miratuar Qeveria në Podgoricë.
Sipas gazetës “Pobjeda”, me ndryshimet e Ligjit për përdorimin e njësiteve ushtarake në forcat ndërkombëtare, pjesëtarët e Armatës nuk do të mund të refuzojnë të marrin pjesë në misionet e NATO-s.
Ndryshimet nuk kanë të bëjnë vetëm për ushtarët dhe policët, por edhe për nëpunësit për mbrojtje civile dhe organeve shtetërore. Sipas Ministrisë malazeze të Mbrojtjes, shkak për vendimin ka qenë refuzimi i një apo dy anëtarëve të njësitit të dërguar në zonën ushtarake, që ka rezultuar me prishjen e integritetit dhe unitetit të të gjithë njësitit.