Ramallah – Ushtarët izraelitë kanë arrestuar dy reporterë të televizionit “Al-Aksa” në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency. Sipas deklaratave të një dëshmitari ushtarët izraelitë kryen bastisje në kapin e refugjatëve Arub në Hebron dhe arrestuan gazetarin Alu Titi, i punësuar në kanalin “Al – Aksa” që i takon Hamasit. Kameramanin e po të njëjtit televizion Emir Ebu Aram, ushtarët e arrestuan në shtëpinë në Ramallah. Gjykata izraelite javën e kaluar dy të punësuar të “Al-Aksa” i gjobiti dhe u ndaloi punën në rajonin e Bregut Perëndimor për një vit. Televizioni “Al-Aksa” transmeton përmbajtje nga Rripi i Gazës.