Në qendrën e një mali në perëndim të Kabulit, një grup i vajzave afgane praktikojnë lëvizje që rrjedhin nga Wushu, një sport I zhvilluar nga artet tradicionale luftarake kineze – kanë të bëjnë me shtrirjen, lakimin dhe uljen e shpatës metalike në ajër. Artet luftarake të të gjitha llojeve janë të popullarizuara në Afganistan, por vetëm për burrat.
Është shumë e vështirë për gratë dhe vajzat adoleshente të praktikojnë këtë sport si dhe sportet e tjera në lidhje me këtë çështje. “Unë jam e shqetësuar për sigurinë e studentëve të mi sepse ata janë duke u zhvilluar dita ditës. Siç e dini, ne jetojmë në një vend ku ndodhin marrëzi, ka njerëz që kundërshtojnë përmirësimin e grave, por unë dua të luftoj kundër këtyre marrëzive dhe të vazhdoj me trajnime të Wushu-s”, tha mësuesja 20 vjeçare Sima Azimi. Ajo është marrë me sport në Iran, ku ka ikur me familjen e saj nga konfliktet disa vite më parë. Atje, ajo fitoi medalje dhe certifikata në gara të shumta. Ajo ka qenë duke dhënë mësim në Kabul qe një vit, duke pasur përkrahjen e plotë të babait të saj. Klubi Shaolin Wushu është në një pjesë të Kabulit i cili është kryeqyteti i komunitetit Hazara.