Salmon: është një ndër ushqimet më të mira të pasura me acide yndyrore omega 3. Sipas ekspertëve këto acide yndyrore ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve inflamatore dhe rrisin sistemin imunitar.
MENTJA (NENEXHIKU) mund të përdoret për të lehtësuar dhimbjet e barkut dhe sindromën e zorrës së irrituar.
FARAT CHIA përdoren për të reduktuar nivelet e kolesterolit të keq.
XHENXHEFILI është në erëz shumë e mirë që ndihmon në tretje. Nëse e merrni në formë çaji, ditët që jeni me cikël menstrual, ai do të qetësojë dhimbjet dhe do të reduktojë ndonjë infeksion të mundshëm.
TËRSHËRA. Sipas studimeve vetëm 3 gram tërshërë ndihmon uljen e nivelit të kolesterolit të keq.
MJALTI ka veti të shkëlqyera kuruese, është anti-inflamataor dhe nëse përzihet me kanellë përbën një antibiotik shumë të fortë.
FASULET janë shumë të dobishme për të ulur nivelin e sheqerit në gjak dhe për të kontrolluar nivelet e kolesterolit.
TURSHITË. Të gjitha perimet të bëra turshi janë shumë të mira për shëndetin nëse konsumohen në mënyrë të moderuar. Turshitë kanë veti antibakteriale dhe antifungale dhe ndihmojnë në lehtësimin e diarresë.
TRUMËZA, ndihmon kundër problemeve inflamatore, shkruan Shëndeti.