Kolesteroli i lartë është indikator për paraqitjen e shumë sëmundjeve, sidomos për sëmundjet e zemrës, sulmin në tru. Në vijim ju paraqesim ushqimet që e luftojnë kolesterolin e lartë, duke parandaluar sëmundjet e zemrës, transmeton gazeta KOHA.
SOJA: ALTERNATIVA E SHIJSHME, E MENÇUR. Reduktimi i yndyrave të ngopura është ndryshimi më i rëndësishëm në ushqim, në mënyrë që ta ulni nivelin e lartë të kolesterolit. E përdorur si zëvendësim për mish apo djathë, soja i ndihmon zemrës suaj, duke çarë sasinë e yndyrave që keni konsumuar.
FASULET: ZGJEDHJE PËR FIBRA. Përpos flluskave të mëngjesit, asnjë lloj tjetër i ushqimit nuk është më i pasur me fibra sesa fasulet. Fasulet sidomos përmbajnë fibra të tretshme, që e luftojnë nivelin e lartë të kolesterolit. Duke konsumuar cilindo lloj të fasules, mund ta ulni kolesterolin për 10 për qind për gjashtë javë.
SALMONI: YNDYRË MIQËSORE PËR ZEMËR. Studimet kanë treguar se lloje të caktuara të yndyrave në fakt mund t’ju mbrojnë kundër nivelit të kolesterolit të lartë. Aminoacidet omega-3, që i hasim në salmon dhe peshqit e ujërave të ftohta, ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit të keq, duke rritur nivelin e kolesterolit të dobishëm, derisa ulin trigliceridet. Salmoni është burim i shkëlqyeshëm për aminoacidet omega 3.
AVOKADO: SUPERUSHQIM ME YNDYRA TË SHËNDETSHME. Avokadot janë burim i mirë për yndyrat e shëndetshme për zemër. Avokado përmban yndyrat mono të ngopura, që ndihmojnë ngritjen e nivelit të kolesterolit të dobishëm, derisa në anën tjetër ul kolesterolin e dobët.
HUDHRA: BIMA ANTIKE PËR SHËNDETIN E ZEMRËS. Për mijëra vite rresht, hudhra është përdorur në pothuajse secilën kulturë në botë, dhe jo vetëm për të larguar të keqen. Vlerat e saj njihen edhe në kuzhinë. Shkenca moderne ka dëshmuar se hudhra ul nivelin e lartë të kolesterolit të keq, parandalon krijimin e droçkave në gjak, redukton shtypjen e lartë të gjakut dhe mbron kundër infeksioneve.
ÇAJI: SUPERLËNGU I NGROHTË DHE I FTOHTË. Çaji, qoftë i ngrohtë apo i ftohtë, ofron përbërës me shumë antioksidues. Studimet dëshmojnë se çaji ndihmon në mbajtjen elastike të enëve të gjakut dhe parandalon droçkat. Flavonoidet, antioksidues i madh në çaj, është dëshmuar se parandalon oksidimin e kolesterolit të keq, që ndikon në formimin e pllakave në muret e arterieve.