Shumë herë opsionet që ne zgjedhim t’iu japim fëmijëve për t’u ushqyer nuk janë mjaft të shëndetshme. Në tentativë për një mëngjes të shpejtë apo për të kursyer kohë, drejtohemi nga “ushqimet për fëmijë” por që nuk janë dhe aq të tilla. Ja një listë me ushqimet që bëni mirë t’ua shmangi fëmijëve
KOS FRUTASH PËR FËMIJËT. Kosi duket si një zgjedhje shumë e mirë për vogëlushin tuaj. Por jo në qoftë se është bërë “posaçërisht” për fëmijët. Kjo pasi kosi i frutave i konservuar, i cili ka si target vetëm fëmijët ka dy lugë sheqer, shija artificiale madje dhe ngjyrues artificialë. Kjo ndodh, sepse kosi normal është i përbërë nga qumështi dhe mikroorganizmat të cilat e ndihmojnë këtë të fundit të fermentohet në kos. Këto dy përbërës i japin fëmijës kalcium dhe i forcojnë organizmin. Për kos të shëndetshëm për fëmijët, blini kos të thjeshtë dhe miksojeni me fruta dhe reçel sipas dëshirës.
HARIBOT ME FRUTA. Janë me fruta, dhe nga emri duhet të jenë të bëra me fruta të vërteta dhe të kenë vitamina apo jo? Por nuk qëndron kështu. Përbërësit kryesorë janë sheqernat. Duke nisur nga, lëng frutash i koncentruar (i cili është sheqer), sheqer dhe shurup drithërash. Shtojini shije artificiale dhe ngjyrues dhe ja ku e keni ëmbëlsirën e vogël me emër të shëndetshëm.
MUFFINS. Asnjë fëmijë nuk do t’i thoshte jo, një ëmbëlsire të tillë. Por në fakt, muffins e blera bëhen me sheqer, vaj dhe miell të zbardhur. Nëse doni t’i jepni fëmijëve muffins ju sugjerojmë t’i bëni vetë. Receta është e thjeshtë dhe ju mund t’i shtoni kunguj të vegjël, karota, banane për ta bërë më të shëndetshëm.
LËNGU I FRUTAVE I AMBALAZHUAR. Lëngu i frutave është një pije që e kemi trashëguar nga fëmijëria, por nuk është opsioni më i shëndetshëm. Meqenëse në këto lëngje mungon fibra e frutave, ajo zëvendësohet me sheqer. Sugjerohet që gotat me lëng në një ditë të jenë të limituara, pasi mund të bëhen shkak për obezitet dhe diabet në të ardhmen.
PIJET SPORTIVE. Pijet sportive duhen përdorur në vendin dhe kohën e duhur. Kur fëmija juaj ka bërë 40 minuta stërvitje nën diell, po, duhet ta pijë lëngun për rehidratim. Por nëse nuk është nxehtë dhe fëmija nuk stërvitet fort ose ka mundësi për pushim, opsioni më i mirë është që të pijë ujë.