Shkup, 19 qershor – Atë që e paralajmëroi gazeta Koha, u konfirmua sot. Muhamed Useini ka zyrtarizuar transferimin e tij te skuadra kosovare “Gjilani”. Tanimë ish-futbollisti i Renovës, sot kishte prezantimin e tij para tifozëve gjilanas, për të cilët do të luajë në dy edicionet e ardhshme.
Cekim, kampionatit kosovar iu bashkua edhe një futbollist i Renovës, Xhelil Abdullai, i cili u transferua te KF Llapi. (koha.mk)