USAID: Qeveria kërkon të heqë dorë nga ndihma për komunat

Komunat në vendin tonë duhet të ndryshojnë qasjen në menaxhimin e resurseve, sepse mënyra si shumica prej tyre kanë vepruar deri tani, parë nga situata financiare e tyre, nuk ka rezultuar e suksesshme. Komunat duhet të rrisin mbledhjen e të ardhurave të tyre, dhe të pakësojnë raste kur marrin para nga pushteti qendror, rekomandojnë nga USAID.

“Uroj të vazhdoni me përkushtimin dhe përpjekjet tuaja për të ulur marrjen e ndihmave financiare nga pushteti qendror dhe të rrisnin në nivel mbledhjen e financave nga burimet tuaja”, tha Xhejms Shtein- përfaqësues i USADI në Maqedoninë e Veriut.

Rivlerësim i pronave, përditësim i bazës së të dhënave, rritje e shkallës së taksave deri në nivelin më të lartë të lejuar, realizim i fushatës për rritjen e vetëdijes tek qytetarët janë vetëm disa nga hapat që nga USAID u rekomandojnë komunave tona.

Advertisements

“Disa vende kanë të ashtuquajturat klinika të taksave, të cilat janë falas për qytetarët. Nëse keni një qytetarë që nuk di si të gjendet me taksat e tij. Ata mund të shkojnë tek këto klinika të taksave për të marrë ndihmesë dhe udhëzim”, deklaroi Mariana Moneva-prezantuese e projektit.

“Është koha për vepra dhe jo vetëm deklarata rreth rëndësisë së burimeve të të ardhurave. Është i thelbësorë përkushtimi i të gjitha palëve në proces”, u shpreh Ginka Kapitanova- drejtore e projektit të USAID.

Bardhyl Marku, drejtor për vetëfinancimi në projektin e USAID për përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve, thotë se duhet angazhim më i madh nga kryetarët e komunave dhe vetëqeverisjes lokale për mbledhjen e të ardhurave nga pushteti lokal.

“Kanë resurse, megjithatë duhet planifikim më i mirë dhe organizim më i mirë”, deklaroi Bardhyl Marku- drejtor për vetëfinancimi në projektin e USAID.

Nga një studim i realizuar nga Qendra për Komunikime Civile rezultoi se shumë komuna në vend realizojnë përqindje të ulët të mbledhjes së tatimeve mbi pronën, madje disa prej tyre nuk kishin as sistem të instaluar për këtë qëllim. /Alsat