Turneu US Open prodhoi surpriza në raundin e 1/8 , pasi kampioni Medvedev u eliminua nga Nick Kyrgios, i cili e mundi me rezultatin e përgjithshëm 1-3.
Në New York, australiani dominoi dhe e nisi me fitore që në setin e parë 6-7, ndërsa kundërpërgjigja e Medvedev erdhi menjëherë më pas në setin e dytë, të cilin e fitoi 6-3.
Megjithatë dy setet e tjera nuk patën surpriza dhe 27-vjeçari Kyrgios i fitoi të dy setet me rezultatet 3-6 dhe 2-6. Ndeshja u zhvillua me një ritëm të jashtzakonshmë dhe të dy lojtarët dhuruan një shfaqe fantastike e cila zgjati për 2 orë e 56 minuta.
Vetëm seti i parë i sfidës u luajt për 64 minuta. Kryios në raundin tjetër do të gjejë përballë tensitin rus Karen Khachanov, me përballjen e cila do të zhvillohet me datën gjashtë në orën 18:00.
Sa i takon femrave, në raundin tjetër kaloi Ajla Tomljanovic, e cila fitoi 0-2 përballë Liudmila Samsonova. Ndeshja zgjati rreth dy orë ku tenistja Australiane dominoi në të dy setet.
Seti i parë prodhoi një rivalitet të jashtëzakonshëm, i cili zgjati 1 orë e 24 minuta dhe përfundoi 6-7. Ndërsa seti i dytë nuk pati histori dhe Tomljanovic dominoi me shifrat 1-6.
Tenistja Australiane do të përballet në çerekfinale me Jabeur, e cila kaloi më tej duke mundur rusen Kudermetova me rezultatin 2-0. Tunizjania i domoinoi të dy setet dhe i fitoi me shifrat 7-6 dhe 6-4.