Montevideo, 28 tetor – Kandidati i së majtës Daniel Martinez udhëheq në zgjedhjet presidenciale të mbajtura dje në Uruguai, por do të duhet të shkojë në rrethin e dytë me kandidatin e qendrës së djathtë Luis Lakale Pu, tregojnë rezultatet e anketave.
Martinez fitoi 37 për qind të votave, ndërsa Lakale Pu 29 për qind. Dy kandidatët do të shkojnë në rrethin e dytë, të caktuar për më 24 nëntor, transmeton gazeta KOHA.
Uruguai të dielën e zgjodhi trashëgimtarin e presidentit Tabare Vaskez dhe votoi për praninë e ushtrisë në rrugë për shkak të çrrënjosjes së delikuencës.
Zgjedhjet presidenciale në vend me 3,4 milionë banorë u mbajtën në të njëjtën ditë me zgjedhjet presidenciale në Argjentinë, e cila ka 44,5 milionë banorë.(koha.mk)