Uruguai dhe Koreja e Jugut ndahen në paqe

Nuk ka fitues në Uruguai-Koreja e Jugut, takimi i parë i grupit H në Botërorin Katar 2022. Dy skuadrat luftuan, duelet e forta dhe rastet për gol nuk munguan, teksa në fund pati “paqe”.

Uruguai u ndal dy herë nga shtylla në “limitet” e çdo pjese me anë të kapitenit Diego Godin dhe Federico Valverdes, mesfushorit të Realit, i cili ishte afër realizimit të një eurogoli.

Heung-Min Son ishte rrezik konstant për Uruguain, kapiteni u rikuperua dhe zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, teksa rastin më të pastër për aziatikët e pati Ui-Jo Hëang (34’), i cili humbi një penallit në lëvizje.

Advertisements

Aktivizimi i Edinson Cavanit, ndryshoi ritmin e ndeshjes, dy herë kampionët e botës kërkuan golin e fitores në minutat e fundit, por Koreja e Jugut rezistoi dhe e meritoi plotësisht pikën e marrë.