Berlin, 15 korrik – Kandidatja për president të KE-së Ursula fon der Lajen sot ka paralajmëruar se do të dorëzojë dorëheqjen nga funksioni ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë pa dallim të epilogut të votimit të nesërm në PE, ndërsa kancelarja Angela Merkel ka deklaruar se e respekton vendimin e saj.
“Nesër do të kërkoj votëbesim nga Parlamenti Evropian. Pa dallim të epilogut nga votimi të mërkurën do të tërhiqem nga vendi ministër i Mbrojtjes që me gjithë forcën t’i shërbej Evropës”, ka shkruar Fon der Lajen në Tuiter.
Merkel ka thënë se e qartë është se Fon der Lajen e ka sjell vendimin për fazën e re të jetës së saj dhe se atë do ta respektojë.
Kancelarja ka shtuar se mbetet të shihet se si do të përfundojë prononcimi i ngushtë i pritur në PE por edhe ajo se kush do të jetë ministri i ri gjerman i Mbrojtjes.(koha.mk)