Bruksel, 4 maj – Vendet e BE-së deri më tani kanë përdorur 150 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit që nga fillimi i vaksinimit në Union më 27 dhjetor 2020, kumtoi sot përmes Tuiterut Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen.
“Vaksinimi po merr vrull në Evropë. Sapo kemi tejkaluar 150 milionë injeksione në BE. Një e katërta e të gjithë evropianëve e kanë marrë tashmë dozën e parë. Ne do të kemi doza të mjaftueshme të vaksinave për ta përmbushur objektivin e vaksinimit të 70 për qind të popullsisë së rritur të Bashkimit Evropian deri në korrik,” shkroi ajo.
BE ka rreth 450 milionë banorë.