Urko do të dëshmojë në seancën për lëndën “Tank”

Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re për lëndën “Tank”, që ka të bëjë për furnizimin e mercedesit luksoz prej 600.000 eurove. Para Gjykatës sot deklarata do të japin dëshmitarë të rinj, mes të cilëve edhe shefi i sigurimit të ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Dejan Mitrevski – Urko. Në lëndën “Tank” janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish ndihmësministri në MPB Gjoko Popovski. Para de seancave Gjykata mori vendim ta ndajë procedurën për Jankullovskën për shkak të “shtatzënësisë së rrezikshme”. Në seancën e kaluar më shumë se pesë orë deklarata kanë dhënë 11 dëshmitarë të mbrojtjes. Ata theksuan se furnizimi i “mercedesit” të ri ka qenë i domosdoshëm, sepse automjeti i vjetër shpesh është prishur dhe nuk ka qenë i sigurt për transportin e personaliteteve “vip”.