Shkencëtarët në Bristol Robotics Lab në Mbretërinë e Bashkuar kanë përpunuar se si të kthejnë urinën në energji elektrike. Një grumbull cilindrash është i mbushur me mikroorganizma elektroaktiv. Ata ushqehen me gjërat që gjejnë në ujërat e zeza dhe urinën, shkruan BBC. Elektrone krijohen si nënprodukt, të cilat pastaj mund të shndërrohen në energji elektrike dhe përdoren për të ngarkuar telefonat dhe për të sjellë disa drita.