Shkup, 6 maj – Xheremi Hant, ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe në tuiter dërgoi urime për zgjedhjen e Stevo Pendarovskit president i Maqedonisë së Veriut, transmeton koha.mk
“Urime për Stevo Pendarovskin, presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut! Vendi i juaj pati vit historik dhe me padurim presim t’i përforcojmë lidhjet midis Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë së Veriut. Njëherësh, e mbështesim vendin tuaj në angazhimet për t’u bërë anëtare e BE-së dhe NATO-s. (koha.mk)