Shkup. 27 tetor – Alen Jasharovski është heroi i skuadrës së Shkupit. Në përballjen e së mërkurës ndaj Pobedës, sulmuesi shtatlartë në minutën e 85-të të ndeshjes shënoi golin e fitores, duke i sjell kështu skuadrës së tij tre pikë të mëdha. Kjo fitore e ka gëzuar shumë trajnerin Ardian Nuhiu, i cili pas përfundimit të ndeshjes uroj djemtë e tij për paraqitjen dhe fitoren e arritur derisa nuk harroi ti përmend edhe tifozët “Shvercerat” për përkrahjen që ia dhanë gjatë 90-të minutave.
“Mendoj që dominuam si pjesën e parë ashtu edhe në të dytën. Kishim shumë raste, mendoj që duhej të fitonim me rezultat më të thellë. Sido që të jetë, i urojë futbollistët e mi të cilët luftuan si ‘luana’, i uroj për tri pikët dhe të vazhdojnë me këtë rritëm. Dua t’i falënderojë edhe ‘Shvercerat’ të cilët që gjatë gjithë ndeshjes i kanë përkrahur futbollistët dhe ja më në fund i shpërblyen”, deklaroi Ardian Nuhiu.
Ndërkohë, ndeshjen e ardhshme Shkupi do ta luan në arenën “Filipi i dytë” ndaj Rabotniçkit. (koha.mk)