Megjithëse edhe 11 ditë ka kohë për festën e 28 nëntorit, kjo nuk e pengon aktorin që t’i uroj shqiptarët. Fatos Kryeziu u ka uruar sot shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë ndjekësve në llogarinë personale të Instagramit. “Në këtë mëngjes të bukur me urime të gjithëve shqiptarëve 28 Nëntorin, se atë ditë feste bohet llugë në rrjete sociale”, ka shkruar Fatosi në Instagram. Ndërkohë disa nga miqtë e tij në Facebook, kanë ironizuar me statusin e tij. Teksa aktori ka uruar Festën e flamurit, 11 ditë më herët, ata ia kanë uruar Festën e Bajramit, 8 marsin, ditëlindjen, Vitin e Ri… Ndryshe, “Koka” është duke punuar në episode të reja serilait ‘Kafeneja Jonë’.