Për nder të fillimit të agjërimit për Ramazan kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, në emrin e tij dhe në emër të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, i dërgoi urim kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, Resi-ul-ulema, Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi dhe të gjithë qytetarëve të besimit islam.
“Ua uroj fillimin e agjërimit për muajin e Ramazanit të gjithë qytetarëve. Dëshiroj që muaji i shenjtë i Ramazanit të sjellë paqe shpirtërore dhe harmoni familjare. Ditët e Ramazanit të pastrimit shpirtëror dhe trupor le të nxisin vullnet akoma më të madh ndaj vlerave të vërteta njerëzore, humanitetit, respektimit të ndërsjellë dhe mirëkuptimit dhe le ta përforcojnë përcaktimin për të vërtetën, drejtësinë dhe solidaritetin si themele të rëndësishme të shoqërisë tonë të përbashkët”, thuhet në urim.
Vazhdojmë, shtohet, së bashku të ndërtojmë një shoqëri të përbashkët për të gjithë qytetarët, me mundësi të barabarta për lumturi dhe sukses për secilin, në Maqedoninë e zhvilluar ekonomike dhe prosperuese. “Ju bëj thirrje si qytetarë të ndershëm dhe të përgjegjshëm të vazhdojmë së bashku t’i çojmë përpara këto procese të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, thekson Zaev në urim.