Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ua uroi qytetarëve të Republikës së Maqedonisë festën e madhe, 24 Majin – Ditën e iluministëve mbarësllovenë, vëllezërit Cirili e Metodi dhe ditën e alfabetit dhe kulturës sllovene. Duke e vendosur themelin e alfabetit, ceket në urim, ata na detyruan të gjithë ne, ta kultivojmë dhe zhvillojmë gjuhën si shenjë të identitetit tonë.
Potencoi se ai personalisht dhe Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, si parti që e mori nderin dhe përgjegjësinë për ta kryesuar Qeverinë e re reformuese japin fjalë se do të kujdesen për gjuhën maqedonase dhe identitetin nacional, por edhe se përmes respektit të pasurisë së llojllojshmërive në shtetin tonë, do të ndërtojnë shoqëri prosperuese të të gjithë qytetarvëe në vendin tonë.