Shkup, 19 janar– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi me rastin e festës fetare Epifani – Uji i Bekuar i dërgoi urim të gjithë besimtarëve të fesë ortodokse.
“Kjo festë, si edhe të gjitha festat e tjera, janë momentet kur njerëzit bashkohen dhe ndajnë mendime të mira, respekt të ndërsjellë, mirëkuptim dhe dashuri. Zemrat dhe shtëpitë tuaja le të jenë përplot paqe shpirtërore, ngrohtësi familjare dhe dëshira të bukura për përparim në çdo dimension. Gëzuar dhe për shumë vjet festën!”, shkruan kryetari i Kuvendit në urim.