Urim nga Pendarovski për Kurban Bajramin: Të tregojmë unitet dhe harmoni

25

Shkup, 31 korrik – Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e festës së Kurban Bajramit ka dërguar urim deri te kryetari i BFI-së, Reis’ul-Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu dhe deri te të gjithë qytetarët e besimit islam në Republilën e Maqedonisë së Veriut.

Në urimin, Pendarovski dëshiron që kjo festë të sjell fat, gëzim, dashuri dhe prospritet si dhe festë e solidaritetit që të na inspirojë të ndihmojmë të gjithë ata të cilëve u nevojitet mbështetje materiale dhe shpirëtorre.

Mëshira dhe dashuria midis njerëzve le të jenë pjesë e jetëve tona jo vetëm për festat, por edhe gjatë gjithë vitit. Të vazhdojmë me ndershmëri dhe në thelb të ndajmë këtë me familjen tonë, miqtë tanë dhe tërë komunitetin”, theksohet në urimin e Pendarovskit.

Sot kur i gjithë civilizimi njerëzor përballet me pandeminë e Kovid-19, sipas tij, “duhet të tregojmë unitet dhe harmoni dhe të bashkuar të dalim fitimtarë”.

“Shpreh besimin se me forcën e lutjes dhe dashurisë do të tejkalojmë të gjitha sfidat me të cilat përballemi në plan personal dhe kolektiv”, thekson mes tjerash në urim presidenti Stevo Pendarovski.

Comments are closed.