Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska u dërgoi urim qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të besimit islam me rastin e Ramazan – Bajramit. “Me lejoni që t’ua uroj festën e Ramazan – Bajramit dhe përfundimin e agjërimit të muajit të Ramazanit. Kjo festë e shenjtë le të sjellë qetësi shpirtërore, durim, mirëkuptim dhe dashuri. Qëllimi ynë është që diversitetet të na bëjnë më të fuqishëm. Kjo është fuqia e Republikës së Maqedonisë”, theksohet në urim. Në të shtohet se festa na mundëson që ta përforcojmë respektin e ndërsjellë dhe me forca të përbashkëta të ndërtojmë armatë dhe Mbrojtje dinjitoze për të gjithë.