Qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ua uroj Festën e madhe krishtere – Shën Klimenti i Ohrit.
Sot e festojmë festën e madhe Shën Klimenti i Ohrit, nxënësi më i madh i vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi.
Krijimi i letrës cirilike e cila ndriçoi shumë popuj është pjesë e fryteve të punës së tij, vepër e cila për shumë shekuj do të mbetet e gdhendur në trashëgiminë kulturore botërore. Vepra e tij është ndërtuar në çdo shkronjë të cilën do ta shkruajmë dhe do ta shqiptojmë në çdo fjalë.
Populli i Maqedonisë duhet të jetë jashtëzakonisht krenar që në tokën tonë filloi vala e madhe e iluminizmit që do të mbetet e shkruar me shkronja të ndritshme në historinë e ndritshme.
Festa e sotme e madhe krishtere e dedikuar Shën Klimentit të Ohrit le të jetë udhëheqëse për arritje të mëdha dhe promovim të vlerave krishtere për respektim dhe ndihmë të përbashkët.
I përhershëm le të jetë kujtimi i tij, ndërsa veprat e tij le të jenë inspirim i përhershëm për secilin prej nesh.
Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së