Kryeministri Emill Dimitriev ua uroi qytetarëve të Republikës së Maqedonisë 24 Majin – Ditën e të shenjtëve Kirili e Metodi, iluministëve mbarëslloven dhe maqedonas.
“Me festimin e ditës së sotme dhe respektin e sinqertë ndaj vëllezërve Shën Kirili e Metodi, shteti i Maqedonisë ruan dritë të fuqishme drejt iluministëve të cilët aq konkretisht sëhënuan tërë një epokë në historinë e civilizimit krishter, e posaçërisht në historinë e Maqedonisë. Është krenari dhe privilefj i yni t’i përmendim dhe të festojmë në emër të tyre dhe për nder të tyre. Vepra e tyre të vazhdojë të jetë inspirim për ne në mënyrë që të vazhdojmë të krijojmë vepra dhe vlera të cilat do të jenë në interes të të gjithë qytetarëve të vendit tonë, që do t’i përmirësojnë standardin ekonomik, kushtet në arsim, mundësitë në kulturë dhe do të ndihmojnë në avancimin në të gjitha sferat shoqërore, dhe që do të kontribuojnë për krijimin e ambientit për zhvillim personal profesional dhe privat të secilit individ përmes përfitimit të diturive dhe shkathtësive që i bën njerëzit më konkurrentë në çdo sferë”, shkruan në urim Dimitriev.