Shkup, 7 mars – Aleanca për Shqiptarët përmes një telegrami urimi uron të gjithë mësimdhënësve shqiptarë ua uron 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.
“Gjuha shqipe, alfabeti i saj, shkolla dhe mësuesi, gjatë historisë e patën fatin e njëjtë me atë të vet kombit.Historia na mëson për këtë rrugëtim plot rreziqe dhe sakrifica të mësuesve atdhetarë që ishin të vendosur ta vazhdojnë punën e tyre të shenjtë edhe në rrethana shumë të rrezikshme. Këtë veprimtari të rrezikshme, që shumë mësues e paguan me jetë nga armiq të përbetuar kundër gjuhës dhe shkollës shqipe, sot e kujtojmë si vepër krenarie kombëtare”, thuhet në urim.
E tërë kjo epope e lavdishme e shkollës shqipe, shtohet më tej, e ka një ditë të shënuar që na kthen në histori dhe njëkohësisht na mëson si të ecim përpara, duke rritur cilësinë në arsimin tonë kombëtar.
“Kjo ditë është 7 Marsi, dita e mësuesit dhe e shkollës shqipe që u legjitimua pikërisht me këtë datë, në qytetin e Korçës. Gëzuar dhe urime të dashur mësues për festën tuaj që njëherësh e konsiderojmë edhe tonën dhe të mbarë kombit”, thuhet në urimin e ASH-së.