Kryetari i Kuvendit. Talat Xhaferi dërgoi urime me rastin e festës së madhe krishtere, Ringjalljen e Krishtit – Pashkët.
“Në këtë ditë festive, më lejoni të Ju drejtoj dëshira të sinqerta për shëndet të mirë, qetësi në shpirt dhe mirëqenie në shtëpi. Mendimet e bukura festive le të mbretërojnë në mendjen dhe jetën, Tuaj dhe të afërmve dhe të dashurve Tuaj. Fryma e kësaj feste të madhe le të mbretërojë në shpirtrat Tuaj, që të japë besim dhe shpresë se mesazhet universale të respektit ndaj të njëjtit por edhe ndaj të ndryshmit, falënderimi ndaj Zotit por edhe ndaj të afërmve, solidariteti ndaj të njohurve por edhe të panjohurve, dashuria ndaj të afërmve por edhe ndaj gjithë njerëzimit, janë udhërrëfyes dhe mënyrë jete për të gjithë që jetojnë në këtë planet Tokë. Bashkë, të kontribuojmë për krijimin e mozaikut të përkryer i cili është i tërë kur i ka të gjitha pjesët”, qëndron në urim.
Në të dërgon urime dhe dëshira të sinqerta për ditë festive të hareshme të kaluara me më të dashurit e Juaj. (koha.mk)