Shkup, 28 nëntor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot dërgoi urim me rastin e festës kombëtare 28 Nëntori – Ditës së Flamurit shqiptar.
“Më lejoni që ta uroj 28 nëntorin, Ditën e flamurit shqiptar dhe në të njëjtën kohë Ditën e pavarësisë të Republikës së Shqipërisë, fqinji jonë dhe shteti ynë mik. Kjo ditë kultivohet në memorien kolektive të të gjithë pjesëtarëve të popullit shqiptar, ndërsa shqiptarët janë pjesë e rëndësishme dhe integrale e Republikës së Maqedonisë. Sot, kur shënohet 105 vjetori prej kur diplomati i dalluar Ismail Qemali, bashkë me delegatë nga qytetet e ndryshme shqiptare e ngriti flamurin kombëtar në Vlorë, shqiptarët, kudo që të gjenden kremtojnë, për arsye se ky është segment i rëndësishëm në rilindjen kombëtare shqiptare”, qëndron në urimin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë.