Urim i presidentit Tramp me rastin e Ditës së pavarësisë të Maqedonisë Veriore

Shkup, 12 shtator – Me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë, letër me urim për presidentin e Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski dërgoi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp.

Në letër thuhet se presidenti Tramp dhe qytetarët amerikan i dërgojnë urime presidentit Pendarovski dhe qytetarëve të Maqedonisë Veriore, me rastin e 28 vjetorit të pavarësisë.

“Ju përgëzoj për zbatimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes historike të Prespës, e cila sjell siguri dhe prosperitet më të madh për qytetarët e Maqedonisë Veriore. Angazhimi i vendit tuaj për parimet demokratike, sundimin e ligjit si dhe llogaridhënia e qeverisë janë për lëvdata. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin fuqimisht Maqedoninë Veriore në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, dhe me padurim pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në avancimin e paqes, prosperitetit dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në letrën e presidentit Tramp drejtuar presidentit Pendarovski.

Urim për presidentin Pendarovski me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë, dërguan edhe presidenti i Republikës franceze Emanuel Makon, presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin. presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, shefat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe nga rajoni dhe fqinjësia. (koha.mk)