Urim i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me rastin e Krishtlindjeve

Shkup, 24 dhjetor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi uroi me rastin e Festës krishtere Lindja e Krishtit deri te Kisha katolike në Maqedoni, Peshkopi i Shkupit dhe Eksarki Apostolik Kiro Stojanov dhe deri te të gjithë pjesëtarët e besimit krishter.

“Më lejoni që në emrin tim personal, dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, personalisht Ju dhe pjesëtarëve të fesë katolike, t’ua uroj festën e madhe krishtere, lindjen e Krishtit – Krishtlindjen. Kjo festë e madhe krishtere dhe ditët festive në vijim, le të sjellin mendim të mirë, paqe dhe unitet për të gjithë! Gëzimin që e sjellin këto ditë, ndani me më të afërmit dhe këto ditë le të jenë përplot shumë gëzim, shëndet dhe mirëqenie në shtëpitë tuaja. Të gjithë së bashku, të synojmë kah ardhmëria më e mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, shkruan në urimin e kryetarit të Kuvendit, Xhaferi.