Shkup, 1 prill – Me rastin e festës fetare Pashkët krishtere, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot dërgoi urim deri te të gjithë besimtarët katolik në emër të partisë që përfaqëson dhe në emrin e tij personal dhe i uroi përzemërsisht me dëshirat më të sinqerta për mbarësi, shëndet dhe mirëqenie.
“Në frymën e kësaj dite të bekuar të ringjalljes së jetës dhe shpresës, të reflektojmë se pavarësisht nga besimet fetare tona, ne jemi të bashkuar në vlerat më të larta njerëzore të humanizmit, sakrificës, dashurisë dhe dhembshurisë. Prandaj të punojmë së bashku për të përmbushur detyrimet që kemi ndaj njëri tjetrit dhe vendit tonë. Të ndërtojmë shtetin e së nesërmes, më të fortë, më të drejtë dhe në shërbim të barabartë për të gjithë”, thuhet në urimin e Ahmetit.