Sana, 21 nëntor – Pothuajse 85 mijë fëmijë kanë vdekur nga uria dhe sëmundjet që nga fillimi i luftës civile në Jemen në vitin 2015, vlerëson organizata joqeveritare ndërkombëtare “T’i shpëtojmë fëmijët” (Save the children).
Organizata joqeveritare konsideron se ka shfrytëzuar të dhëna nga OKB-ja për vlerësimin e shkallës së vdekshmërisë për shkak të kequshqyerjes dhe sëmundjeve tek fëmijët nën moshën pesë vjeçare.
Lufta dhe bllokadat që i imponoi Arabia Saudite shkaktuan krizën më të madhe humanitare në botë, me mbi tetë milion njerëz të cilët rrezikojnë të vdesin nga uria